Kandidatët e PS për 14 majin/ 44 rikandidime dhe 17 emra...

Kandidatët e PS për 14 majin/ 44 rikandidime dhe 17 emra të rinj

273
SHPËRNDAJE

Socialistët do të garojnë në 14 maj me 44 kryebashkiakë aktualë, ndërsa vetëm ën 17 bashki do të ofrojnë një alternativë të re për qytetarët. Kryesia e PS-së miratoi emrat të cilët ishin studiuar prej muajsh. I pari që u njoftua ishte Benet Beci, deputeti që do të lërë mandatin me synimin që për herë të parë të ngrejë flamurin socialist në bashkinë Shkodër

Në Qarkun Shkodër rikandidojnë të gjitha kryebashkiakët aktualë, me përjashtim të Vaut të Dejës, ku emri i ri është Kristjan Shkreli. Në Elbasan rikandidojnë 4 kryebashkiakë, teksa emra të rinj ka vetëm në Gramsh, Librazhd e Peqin.

Socialistët ju ofrojnë Dibranëve dy zonja. Festime Mjeshtri do të provojë të korrigjojë imazhin e sapo të arrestuarit Lefter Alla në Bulqizë. Një zonjë edhe për Klosin. Në Lezhë rikandidojnë të gjithë kryebashkiakët aktualë, ku e njëjta panoramë është edhe për qarkun Berat. 100 % votëbesim për një mandat tjetër për të gjithë kryebashkiakët e qarkut Tiranës.

Selia rozë nuk ndërron kostum as në qarkun Gjirokastër, me përjashtimin e vetëm në Libohovë, ku ofrohet Leonard Hide. Nuk do të ndërrojë skuadër as Niko Peleshi, i cili ka në ekip veteranin e kësaj liste, Gëzim Topciun që po kërkon një mandat të shtatë.

Në qarkun Kukës ndryshon vetëm kandidati për bashkinë Has, Halit Mulaj është prurja e re e PS-së. Pavarësisht debateve për Krujën, rifuten në garë të gjithë kryebashkiakët aktualë të qarkut Durrës.

Në Mallakastër Taulant Balla do të garojë një të dënuar nga SPAK, Qerim Ismailajn. Por Divjaka nuk kaloi pa debate në kryesi. Pavarësisht toneve të larta të Erjon Braces që kundërshtonin planet e Ballës, kandidati i kësaj bashkie nuk do të jetë Freqi Kokoneshi, por Josif Gorrea.

Pjesa tjetër e qarkut Fier, rikonfirmohet. Vlora është qarku që përmbysi të gjithë panoramën aktuale, duke lënë në garë vetëm Jorgo Goron për Himarën, ndërsa 6 bashkitë e tjera do të kenë një kandidat të ri, nga diplomati Ermal Dredha në Vlorë, tek Olti Caci në Sarandë

S'KA KOMENTE