Gjirokastra u kthye në një destinacion të veçantë për turizmin ajror gjatë fundjavës, teksa Aerodromi i qytetit mirëpriti 12 avionë sportivë.
10 prej avionëve mbërritën nga Italia, ndërsa dy të tjerë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Përmes fluturimeve direkte, në qytetin e gurtë mbërritën rreth 30 turistë.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Aero Club Brindisi, Bashkisë Gjirokastër, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Federatës së Aeronautikës Shqiptare.
Turizmi ajror po shihet si një mundësi e re për të rritur numrin e vizitorëve dhe për të promovuar më tej Gjirokastrën, si dhe destinacionet turistike të jugut të Shqipërisë.










