Balla për largimin e Spiropalit nga grupi i PS: Vendimi është marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

Balla deklaroi se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste, duke theksuar se procedura të ngjashme zbatohen edhe në grupin parlamentar socialist në Bashkimin Evropian.

“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, u shpreh Balla para gazetarëve.

Ai tha se i vjen keq që është arritur në këtë vendimmarrje, duke kujtuar se Spiropali ka qenë pjesë e grupit parlamentar socialist për nëntë vite.

“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi Balla.