Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 6 lekë për litër, nga 201 në 195 lekë. Edhe benzina do të pësojë një ulje të lehtë, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 14:00, dhe do të zbatohen nga të gjitha pikat e shitjes së karburanteve në vend.










