Një 29-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti me një 17-vjeçar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:20, ku sipas policisë, gjatë konfliktit, i mituri dyshohet se ka goditur me mjet prerës 29-vjeçarin, B. M., dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit, G. A., ndërsa vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.










