Është kapur 17-vjeçari i dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Policia bën me dije se pas ngjarjes, e ndodhur rreth orës 17:20, është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e të dyshuarit, shtetasit G. A.
I plagosuri, B. M., 29 vjeç, u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.










