Fier/Thyen “Arrest në shtepi”, në pranga 2 shtetas.

Fier/Thyen “Arrest në shtepi”, në pranga 2 shtetas.

592
SHPËRNDAJE

Fier/Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtepi”, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. B., 42 vjeç, banues në Fier, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”;

-M. Z., 22 vjeçe, banuese në Fier, pasi u kap jashtë banesës së saj, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE