Fëmijët në shkollë 5 vjeç/ Regjistrimi në e-Albania. 

Fëmijët në shkollë 5 vjeç/ Regjistrimi në e-Albania. 

222
SHPËRNDAJE

Fëmijët mund të regjistrohen në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç. Nisma e propozuar nga ministria e Arsimit pritet të miratohet në Kuvend gjatë këtij sesioni paralamentar.

Ulja e moshës për të nisur klasën e parë ka ardhur pas kërkesave të shumta nga prindërit. Deri më tani në klasë të parë regjistrohet çdo fëmi që mbush 6 vjeç deri në 30 shtator, ndërsa me ndryshimin e ligjit, të vegjlit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor mund të nisin shkollën.

“Meqe kishte ankesa të ketij lloji, që përse fëmija im për 1 javë, për një ditë apo për një muaj të mos regjistrohet ne shkollë, cila është arsyeja. Arsyeja e vetme ishte ligji. Pritet qe te miratohet ky ligj dhe me deshiren e prinderit femija mund të regjistrohet nën 6 vjec.”

Në shkolla faza e regjistriemve të klasës së parë nis pas datës 15 qershor, në portalin e-Albania dhe zgjat një javë.

“Zyra Arsimore Tiranë ka vendosur rrugët që përfshihen për të regjistruar nxënësit te shkolla jonë. E kemi me detyrim që për fazën e parë t’u përmbahemi këtyre rrugëve. Për fazën e dytë nëse shkolla e shikon qe ka akoma kapacitete mund të presë fëmijë edhe përtej këtyre rrugëve.”

Regjistrimi online, i cili u aplikua për herë të parë vitin e kaluar has vështirësi tek një pjesë e prindërve.

Disa prej prinderve e kanë të pamundur të bëjnë regjistrimin që për x arsye mund të kenëe harruar pass e e-albania. Ne u gjendemi pranë këtyre prindërve dhe i kemi ndihmuar”

S'KA KOMENTE