Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

34
SHPËRNDAJE

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur pasditen e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke protestuar për vajzën 3-vjeçare që ra pre e dhunës nga një edukatore në një kopsht privat.

Protesta vijon për të dytën ditë me radhë ku kërkohet më shumë kontroll dhe siguri për fëmijët nëpër kopshte pasi rastet e dhunës janë të shumta.

Qytetarët kanë marrë edhe fëmijët e tyre të vegjël në protestë, të cilët mbajnë postera në duar me mbishkrimin “Stop dhunës”.

S'KA KOMENTE