“Daily Mail”: Vrasësi shqiptar flirte e lojëra online nga qelia

“Daily Mail”: Vrasësi shqiptar flirte e lojëra online nga qelia

170
SHPËRNDAJE

Edhe pse i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, shqiptar Eugert Merizaj transmeton vazhdimisht live në tik-tok nga qelitë në Britaninë e Madhe. Mediat atje shkruajnë se i riu flirton me gra dhe luan lojëra online, pavarësisht se celulari në burg nuk lejohet.

Mediat britanike denoncojnë rastin e një shqiptari të dënuar për vrasje, i cili transmeton live në rrjetin social tik-tok nga qelia e burgut në Britaninë e madheSiç shkruan Daily Mail, Eugert Merizaj në këto transmetime flirton me gra dhe luan lojëra inline me kriminelët në burgje të tjera.

media britanike shkruan se i riu, i dënuar me 32 vjet burg për vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, ka transmetuar vazhdimisht biseda 5-minutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.

https://www.dailymail.co.uk/video/crime/video-3005459/Video-Prisoner-flirt-woman-TikTok-smuggled-phone.html

S'KA KOMENTE