Nga sot shërbimet e Kadastrës ofrohen online përmes e-Albania

Nga sot shërbimet e Kadastrës ofrohen online përmes e-Albania

176
SHPËRNDAJE

Nga dita e sotme (3 korrik) shërbimet e Kadastrës ofrohen online përmes platformës e-Albania. Të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë të kryejnë aplikime apo të marrin përgjigje, do t’iu mundësohet përmes dritares së e-Albania. Po ashtu, të gjithë dokumentet do të jenë me vulë elektronike, dhe me nënshkrim elektronik.

Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar për të marrë përgjigje, do të shohë se ku është ecuria e procesit.

Ashtu sikurse u bë me dije më 30 qershor nga Drejtoresha e Kadastrës dhe Kryeministri Edi Rama, nga kjo e hënë sportelet e Kadastrës janë mbyllur.

Kreu i qeverisë pasi paralajmëroi dorëheqje masive nga Kadastra, u shpreh se “nga e hëna, 3 korrik në Kadastër nuk mund të ketë më  “zgjidh ti se kujt do t’i shërbesh’. Nuk e përzgjedh dot. Nga e hëna, 3 korrik punonjësi i Kadastrës në Shkodër do të ketë përpara në kompjuter si t’ia nxjerrë algoritmi, raste për të trajtuar për një pronë në Delvinë. Punonjësi i Kadastrës në Gjirokastër do t’i dalë në kompjuter për të trajtuar rastin e një prone në Tropojë dhe askush nuk do të gjejë dot fillin sesi trajtohet prona, përveç makinerisë digjitale që do t’i përgjigjet përmes një sistemi elektronik kërkesave të qytetarëve”.

S'KA KOMENTE