Arrestimi i këngëtares Enca, policia: Iu gjetën 5 vazo të mbjella me...

Arrestimi i këngëtares Enca, policia: Iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis në ballkonin e banesës

267
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtares Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca. Policia sqaron se na ballkonin e banesës së 27-vjeçares janë gjetur bimë kanabisi, të kultivuara në vazo.

Sakaq bashkë me të, në polici është shoqëruar edhe i dashuri i saj.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE