Ne 2024 , dy korsi të reja ne Tirane-Durres

Ne 2024 , dy korsi të reja ne Tirane-Durres

235
SHPËRNDAJE

Brenda vitit që vjen do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi të reja.

Njëra prej tyre do të përdoret për emergjenca, ndërsa tjetra për kalimin e mjeteve. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin 2 vite.
 
Po ashtu në qershor 2024 do të dorëzohet i përfunduar edhe tuneli i Llogarasë, punimet e të cilit deri më tani kanë mbaruar në 70%, kurse për vitin 2024, janë parashikuar të kryhen shpenzime në vlerën 5.1 miliardë lekë. Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë.
 
Ndërkohë përpara sezonit të ri turistik pritet të përfundojë ndërtimi i rrugës Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve, pagesat për këtë kontratë për vitin 2024 do të jenë 967 milionë lekë, ndërsa ecuria e punimeve deri më tani është 89%. Vlera e plotë e këtij projekti është  10.3 miliardë lekë.
 
Ministria e Infrastrukturës njoftoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se është siguruar financimi nga fondet nga WBIF/IBRD për Baypass-in e Tiranës në vlerën 13.4 miliardë lekë, ndërsa po punohet për një studim për Baypass-in e Elbasanit.

S'KA KOMENTE