Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shqiptarë

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shqiptarë

544
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ende nuk dihet me cilin mjet ishin duke udhëtuar shtetasit shqiptarë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

S'KA KOMENTE