Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari me biçikletë

Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi biçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet në aksin rrugor Fier-Seman.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 16:15. Automjeti drejtohej nga shtetasi V. M., 61 vjeç, ndërsa biçikleta nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ndërroi jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.