Lara Colturi ka arritur fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në ski alpine, duke shënuar një moment historik për sportin shqiptar.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi në garën e zhvilluar në Austri, duke regjistruar kohën totale 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat.
Federata Ndërkombëtare e Skive e cilësoi suksesin e Colturit si “një fitore të parë për t’u mbajtur mend”.







