Rama mesazh Veliajt nga Asambleja e PS: Uroj të kuptojë se është në gabim, do të ketë ashpërsi politike ndaj kujtdo që zbaton këtë kuturisje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës marrëdhënien me Erion Veliajn, duke deklaruar se shpreson që ky i fundit të kuptojë se është në gabim në raport me të dhe me Partinë Socialiste.

“Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë bën, por vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, në raport me mua dhe PS”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se do të ketë ashpërsi politike ndaj kujtdo në Bashkinë e Tiranës që, sipas tij, do të zbatojë atë që e cilësoi si “kuturisje qorre” kundër punonjësve të institucionit.

Rama përmendi në deklaratën e tij edhe Elonën Lala, duke theksuar se qëndrimi i tij do të vlejë si për personat që i cilësoi si shërbëtorë politikë, ashtu edhe për qytetarët demokratë që punojnë në administratën e Bashkisë së Tiranës.

“Mungesa e kryebashkiakut është problem shumëplanësh dhe ne do ta zgjidhim më 9 maj. Me fitoren e Tiranës”, deklaroi Rama, duke iu referuar zgjedhjeve vendore të vitit 2027.