SPAK regjistron procedim penal ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit, në fokus pasuria dhe transaksionet financiare

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali, ku ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike.

Referimi në Prokurorinë e Posaçme përfshin dyshime për deklarim të rremë dhe mosdeklarim të pasurisë, fshehje të saj, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Burime konfirmojnë se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj, si dhe të motrës së tij.

Në listën e personave për të cilët kërkohet verifikimi janë gjithsej pesë emra. Deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi verifikimet e kërkuara nga kallëzimi.