Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, ndërhyjnë efektivët për lirimin e Bulevardit

Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit që kishin zënë hapësirën në Bulevard.

Efektivët kanë ndërhyrë me qëllim lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve. Ndërhyrja është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke tensionuar situatën përpara godinës së Kryeministrisë.