Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Bulqizë, duke zbardhur zonat malore në lartësitë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit.
Pas reshjeve të dendura të shiut, ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës, duke krijuar pamje dimërore në malet e kësaj zone.
Ndërsa në lartësitë më të ulëta vijojnë reshjet e shiut, zonat e larta kanë marrë pamjen e parë të dimrit.










