Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits, vlerësohet për promovimin e dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë vlerësimin e marrë.

Rama e ka cilësuar këtë çmim si një vlerësim europian që forcon profilin e Shqipërisë në promovimin e bashkëjetesës fetare, tolerancës dhe dialogut ndërfetar.