Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Krahas dënimit me burgim, organi i akuzës ka kërkuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh.
Të njëjtën kërkesë për shpalljen fajtor Prokuroria ka paraqitur edhe për tre të pandehurit e tjerë, Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.
Për secilin prej tyre është kërkuar dënimi me 1 vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 2 vitesh.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës për katër të pandehurit.










