Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur disa doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit hashash.
Deri më tani nuk ka informacion të plotë për sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, vendin ku janë zbuluar dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Pritet që të kryhen verifikime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.










