Aksident në autostradën Fier-Vlorë. Nje person ka humbur jeten dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia pritet të zbardhë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.