Aksident në Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë

Shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Ermal Lula, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të Novoselës, ku automjeti me të cilin udhëtonte Lula është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, Ermal Lula ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Shërbimet e Policisë pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e aksidentit.