Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, me Tiranën si qytetin pritës, por ende nuk ka një dakordësi përfundimtare për datën e zhvillimit.
Gjatë komunikimit me gazetarët, në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, Rama u pyet për mundësinë që Shqipëria të organizojë samitin e ardhshëm të Aleancës.
Kreu i qeverisë përjashtoi vitin 2027, ndërsa u shpreh se nëse samiti do të zhvillohet në vitin 2028, atëherë ai do të mbahet me siguri në Tiranë.










