Fier/ Plagosi me thikë 55-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 55-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kreshpan-Cakran”, ku shtetasi A. N., 59 vjeç, banues në Fier, ka goditur me mjet prerës 55-vjeçarin.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.