Policia nuk ka arritur ende të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Sipas informacioneve, forcat e policisë janë paraqitur në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur aty.
Një ditë më parë, Apeli i Posaçëm e dënoi Bistrin me 7 vite e 4 muaj burgim, përmes gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, sipas përllogaritjeve të prokurorëve të SPAK, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.
Me vendimin e Apelit, ish-drejtuesi i Operacionales u shpall fajtor edhe për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Ndërkohë, në vitin 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar vetëm për veprën penale të zbulimit të akteve apo të dhënave sekrete.










