Autoritetet greke u vunë në gjendje alarmi paraditen e së mërkurës, pas një telefonate anonime që paralajmëronte për vendosjen e një bombe në Gjykatën e Apelit në ATHINE
Sipas burimeve zyrtare, telefonata është bërë rreth orës 10:45, ku një person i panjohur pretendoi se në ndërtesën e gjykatës ndodhej një pajisje shpërthyese, pa dhënë detaje apo afat për shpërthimin. Menjëherë pas sinjalizimit, zona u rrethua nga policia, ndërsa në vendngjarje pritej edhe njësia e specializuar për kontrollin dhe neutralizimin e lëndëve eksplozive.
Kërcënimi erdhi menjëherë pas shpalljes së vendimit të Apelit për çështjen e organizatës së ekstremit të djathtë AGIMI ARTE.
Gjykata e shkallës së dytë konfirmoi vendimin e mëparshëm, duke lënë në fuqi dënimin për 42 të pandehurit. Asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit përfundimtar.










