Everest Kazheli nga largimi si drejtues i Kadastres Fier ,emërohet në krye të Hetimit Tatimor

Everest Kazheli është emëruar në detyrën e shefit të përgjithshëm të Hetimit Tatimor, pas një lëvizjeje të shpejtë në drejtimin e institucioneve, ku fillimisht ishte caktuar në krye të Kadastrës së Elbasanit.

Kazheli dha dorëheqjen nga kjo detyrë vetëm tre orë pas emërimit, ndërsa tashmë do të drejtojë strukturën e Hetimit Tatimor.

Në vend të tij, në krye të Kadastrës së Elbasanit është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më parë mbante detyrën e përgjegjësit të departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës.

Përpara emërimit në Elbasan, Everest Kazheli drejtonte Kadastrën e Fierit, institucion që është përfshirë në çështje dhe skandale të lidhura me tjetërsimin e pronave.

Tashmë, Kazheli largohet nga drejtimi i Kadastrës për të marrë në dorë drejtimin e përgjithshëm të Hetimit Tatimor.