Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit.
Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e subjektit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për përcaktimin e motiveve të mundshme të shpërthimit.










