Ballina Aktualitet Kryeministri Rama: Pezullimi i një ministri është koncept absurd, bllokon zinxhirin e...

Kryeministri Rama: Pezullimi i një ministri është koncept absurd, bllokon zinxhirin e vendimmarrjes

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim të radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u ndal sërish te çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama u shpreh se “pezullimi i një ministri është një koncept absurd”, duke argumentuar se asnjë vendimmarrje nuk mund të ecë përpara kur firmat e titullarit nuk mund të delegohen. Sipas tij, një masë e tillë sjell bllokim të të gjithë zinxhirit institucional të një ministrie.

Ai shtoi se aktualisht disa marrëveshje dhe projekte mbeten pezull për shkak të situatës, mes tyre edhe marrëveshja për nisjen e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Sipas Kryeministrit, ky është një rast që tregon pse një ministri nuk mund të funksionojë normalisht kur kreu i saj pezullohet nga detyra.