Ambasadori i SHBA-ve Wendt takon kreun e SPAK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e SPAK-ut, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.

Përmes një postimi, Ambasada Amerikane thekson se këto janë ndër prioritetet kryesore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rëndësia e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe roli i partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në forcimin e sigurisë.

Ambasada nënvizon se bashkëpunimi mes dy vendeve synon të kontribuojë në një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.