Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti po lëvizte në drejtim të Lushnjës kur drejtuesi ka humbur kontrollin, duke përfunduar i përplasur me barrierën mbrojtëse.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.










