Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari B. A. ishte duke manovruar me një mjet bujqësor kur aksidentalisht ka goditur vajzën e tij të mitur.
Pavarësisht ndërhyrjes, e mitura nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.










