Mediat në Maqedoninë e Veriu kanë ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.








