Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet dhe aktualisht po merret në pyetje nga dy prokurorë. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e ndalimit apo akuzat që mund të rëndojnë ndaj tij.
Ndërkohë, në vitin 2023, Arben Voja ishte kallëzuar në SPAK për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në kohën kur mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit.
Për momentin mbetet e paqartë nëse ndalimi i tij lidhet me hetimet e mëparshme apo me një çështje të re.










