Ballina Kulture Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Bota e televizionit italian ka humbur një nga figurat më të mëdha të saj. Pippo Baudo, prezantuesi legjendar që u bë simbol i ekraneve italiane për dekada me radhë, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Baudo konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm të RAI-t, me një karrierë të gjatë që përfshiu prezantimin e dhjetëra spektakleve dhe festivaleve, mes tyre edhe Festivalin e Sanremos, të cilin e ka drejtuar plot 13 herë.

I njohur për stilin e tij karizmatik dhe aftësinë për të komunikuar me publikun, Pippo Baudo mbetet një figurë e pazëvendësueshme në historinë e televizionit italian.