Çmimet e karburanteve në vend kanë shënuar një tjetër rritje, me naftën që ka arritur në 206 lekë për litër.
Sipas tabelës së çmimeve të publikuar në një pikë karburanti, benzina pa plumb (Unleaded) tregtohet me 189 lekë/litër, Super Unleaded me 205 lekë/litër, ndërsa autogazi (LPG) kushton 69 lekë/litër.
Rritja e çmimit të naftës vjen në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë vijojnë të përballen me luhatje, duke reflektuar ndikimin e zhvillimit te konfliktit mes SHBA dhe IRANIT
Shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë jo vetëm tek drejtuesit e automjeteve, por edhe në kostot e transportit dhe çmimet e mallrave e shërbimeve në vend.










