Protesta qytetare në Tiranë, dita e 52-të: Marshim drejt Kryeministrisë, kërkohet ndryshim politik

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar sot ditën e 52-të të saj. Pjesëmarrësit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet kundër politikave aktuale.

Me thirrjen “Revolucion”, protestuesit kanë kërkuar ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për largimin e klasës politike aktuale dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon prej 52 ditësh radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.