Detajet të reja nga vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, autorët u larguan me një automjet 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një efektiv i forcave Shqiponja, i cili ishte duke shkuar për të marrë shërbimin, është vrarë me armë zjarri.

Efektivi ka qenë i veshur me uniformë policie, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Memorial Fier.

Mesohet se autorët të jenë larguar nga vendngjarja me një automjet në ngjyrë blu.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Djali vret nënën me thikë, arrestohet pas ngjarjes

Një krim i rëndë raportohet në Lezhë, ku një person ka vrarë nënën e tij.

Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe, ndërsa autori Arsen Ferit Dani, i cili u arrestua disa minuta pas ngjarjes.

Ndërkohë, pritet detaje për rrethanat e ngjarjes.

Zbardhet emri i autorit te vrasjes se policit ne Fier

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Arsen Mernica ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ngjarje e rende ne Fier, plagoset nje efektiv policie

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak minuta me pare ne Baltez te Fierit. Sipas njoftimeve te para nga vendngjarja mesohet se eshte plagosur nje efektiv policie. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivi i kesaj ngjarje ndersa pritet njoftim zyrtar nga policia Fier
Lajmi ne perditesim….

Fermerët e Fierit e Beratit në protestë, hedhin perimet në rrugë

Nën moton “Stop masakrimit të fermerëve” dhe “Stop abuzimit me çmimet”, Sindikata e fermerëve ka zhvilluar mesditën e sotme një protestë në vendin e quajtur “Ura e Kuçin”, pikërisht në kufirin ndarën mes Beratit e Fierit. 

Fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Berat-Lushnje dhe kanë hedhur në rrugë edhe produktet e tyre, domatet e sallatorët, në shenjë indinjimi. Protesta është zhvilluar edhe me tensione dhe ofendime të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë, kur kjo e fundit është përpjekur të pengojë bllokimin e rrugës nga protestuesit. Fermerët kanë deklaruar se ata po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të diskriminimit dhe mos kontrollit nga shteti të pikave të grumbullimit, që produktet e tyre i marrin me çmime qesharake dhe pa fatura TVSH-je e fatura tatimore. 

Sipas fermerëve, puna dhe mundi i tyre po shkon dëm, ata e kanë të pamundur të nxjerrin edhe shpenzimet e kultivimit të prodhimit, blerjes së farave dhe pesticideve. Fermerët deklarojnë se kjo gjendje e rënduar po i detyron ata ti hedhin prodhimet e tyre kanaleve, pasi duke mos u shitur prodhimi kalbet. Fermerët deklarojnë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit t’i japi zgjidhje kësaj situate tejet të rënduar.

Armelind Meta, kryetari i Sindikatës së fermerëve të bashkuar, ka deklaruar se protestat e fermerëve, jo vetëm që nuk do të ndalen por do të zhvendosen edhe para kryeministrisë në Tiranë, derisa të plotësohen kushtet e tyre. “Ne do ti vazhdojmë protestat tona deri në zgjidhjen e kësaj situata të rënduar pasi jemi pa asnjë mbrojtje nga shteti dhe jemi të falimentuar”-, ka thënë Meta.

Media gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen me një udhëtim në Greqi apo vende të tjera të Evropës Jugore, shkruan Katharina Lembke në të përditshmen gjermane “Moin.de”.

Spanja, Italia apo Greqia –pikat e njohura turistike – po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe për këtë arsye janë më të shtrenjta dhe të mbipopulluara me vizitorë. Pra, është koha për një destinacion të ri pushimesh – një destinacion që ofron jo vetëm plazhe po aq magjepsëse, por edhe çmime të përballueshme dhe miqësore me buxhetin.

Sa më i madh të jetë suksesi i një vendi, aq më i shtrenjtë do të jetë akomodimi për turistët. Për fat të mirë, ekziston një alternativë që është po aq e mirë sa Greqia apo Spanja:

Shqipëria!

Me plazhe me rërë, gjire të vegjël dhe ujëra bruz, pothuajse do të ndiheni sikur jeni në Greqi – sigurisht me çmime të përballueshme. Bie në sy veçanërisht resorti bregdetar i Ksamilit, i cili ndodhet në një gadishull.

Këtu mund të notoni në ujëra të pastër apo të bëni një udhëtim në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Pushimet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më popullore

Qyteti port i Vlorës është gjithashtu perfekt për pushime verore në vendin ballkanik. Vlora ndodhet në jugperëndim të vendit në Rivierën Shqiptare dhe sipas ekspertëve të udhëtimeve, ofron një nga plazhet më të bukura në rajon.

Turistët mund të vizitojnë Lagunën e Nartës ose të bëjnë një udhëtim me varkë në Gjirin e Gramës. Një shëtitje nëpër qytetin e vjetër historik mund të krijojë gjithashtu një atmosferë të veçantë pushimi.

Muajt më të mirë për pushime në Shqipëri janë maji, qershori dhe shtatori. Fluturimet me Eurowings ose Lufthansa nisin nga 70 euro, dhe koha e fluturimit prej dy deri në tre orë është gjithashtu shumë joshëse për pushime verore.

Humb jeten ne aksident 40 vjecari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo.

Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjendet nje trup i pa jete ,ne breg te lumit Vjose

Gjendet nje trup i pajete anes lumit te Vjoses . Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes . Mendohet se personi eshts 65 vjec . Paraprakiahr dyshohet vdekje natyrale por policia eshte duke hetuar lidhur me rastin ne fjale . Trupi i pajete eshte pare nga banoret e zones dhe me pas eshte lahmeruar policia e Vlores e cila ka bere kqyrjen e vendit