RENEA dhe FNSH tjetër aksion në zonën e Niklës, shoqërohen 6 persona

RENEA dhe FNSH tjetër aksion në zonën e Niklës, shoqërohen 6 persona

151
SHPËRNDAJE

Në kuadër të veprimeve për atentatin në Larushk ku humbi jeten Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijët e Gentian Bejtjas, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës.

Burimet bëjnë me dije për Fax Neës se në zonë kanë qenë më 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA. Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ejten mbrëma u arrestua Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar por ai ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

S'KA KOMENTE