Paralajmërimi i Erdogan: Turqia ka për detyrë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza!

Paralajmërimi i Erdogan: Turqia ka për detyrë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza!

23
SHPËRNDAJE

“Është detyrë e Turqisë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza, e cila po kryhet para syve të komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar së fundmi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në një ceremoni lokale inaugurimi, Erdogan tha se Turqia ka një detyrim të “shpëtojë palestinezët nga shtypja e Izraelit”.

“Ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë më shumë se sa është e dukshme,” tha Erdogan, duke nënkuptuar përpjekjet e Turqisë për popullin palestinez.

“Turqia nuk do t’i lërë kurrë vetëm vëllezërit dhe motrat e saj në Gaza”, u shpreh ai.

“Është përgjegjësia jonë historike të denoncojmë krimet e atyre që mbështesin këtë masakër të pamoralshme dhe të neveritshme në Gaza,” shtoi Erdogan.

S'KA KOMENTE