Kuman-Roskovec-Kthehet nga Greqia nderton nje fabrike te perpunimit te mbetjeve plastike.

Kuman-Roskovec-Kthehet nga Greqia nderton nje fabrike te perpunimit te mbetjeve plastike.

3269
SHPËRNDAJE

Sokol Plepi eshte sipermarresi i kesaj fabrike moderne te perpunimit te mbetjeve plastike ne Kuman qe prej disa vitesh mbulon tregun ne te gjithe Shqiperine. Ne nje dite te zakonshme pune ne kete fabrike Sokoli tregon se ky investim ka ardhur pas nje pune dhe pervoje gati 8 vjecare ne Greqi se bashku me vellane e tij.

Edhe ne shtetin grek punoja ne nje fabrik te perpunimit te mbetjeve plastike dhe kete pervoje e solla ne Kuman.
Nga nje punishte te vogel ku zhvillova kete aktivitet per 6 vjet arrita qe para 2 vitesh me te ardhurat tona financiare te ndertoja objektin dhe makinerite qe kryejne te gjitha proceset teknologjike te perpunimit dhe prodhimit plastik te kubikeve te fidanve per bujqesine dhe deri tek vazot e luleve.

Nuk kam pasur asnje ndihme financiare nga shteti por e kam arritur me forcat e mija. Ne kete sipermarrje kemi disa punonjes dhe arrijme te mbulojme nje pjese te mire te tregut ne te gjithe vendin.

Deri tani jemi te kenaqur me kete biznes por e vetmja ndihme qe duam nga shteti eshte subvencion ne panelet diellor ne prodhimin e energjise

S'KA KOMENTE