GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri,...

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të bërë betimin.

72
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për të bërë betimin.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat e konsideron të padrejtë vendimin e GJKKO-së.

“Teksti, orekstrimi, ka një autor ekskluziv, ai është Edi Rama, atij i privohet e drejta themelore, (Belerit), komunitetit të Himarës çdo qytetari i privohet e drejta që të zgjedhë. Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste.

Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë. Po krijohet një precedent i rrezikshëm, i cili cenon shtetin e së drejtës, demokracinë”, tha Dule.

Fredi Beleri ka dorëzuar më parë kërkesën për t’u betuar në dy institucione, përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, një kërkesë që iu refuzua dhe më pas kjo kërkesë iu dorëzua edhe SPAK-ut, e cila po ashtu iu refuzua.

Beleri ka dorëzua një ankimin në gjykatë. Fillimisht, GJKKO shpalli moskompetencën dhe konsideroi që ishte kompetente Gjykata e Durrësit. Nga ana tjetër edhe Gjykata e Durrësit konsideroi që nuk ishte kompetente dhe shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila tha se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në këtë gjykatë janë dy çështje për Belerin, ajo e korrupsionit në zgjedhjet e 14 majit dhe çështja e dytë ku ai insiston të shkojë të betohet te qytetarët e Himarës.

Kryebashkiaku i Himarës këmbëngul prej muajsh që t’i jepet e drejta për t’u betuar përpara anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

S'KA KOMENTE