Dhëndri djeg me benzinë banesën e vjehrrit, flakët shkrumbojnë dhe shtëpinë e...

Dhëndri djeg me benzinë banesën e vjehrrit, flakët shkrumbojnë dhe shtëpinë e fqinjit

190
SHPËRNDAJE

Dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Mesohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve ka pasur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti.

Po ashtu raportohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve nga dhuna, por dhe nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, priten të tjera detaje nga ngjarja në fjalë.

S'KA KOMENTE