Gjendet i pa jete ne nje qender tregetare 45 vjecari, dyshohet se...

Gjendet i pa jete ne nje qender tregetare 45 vjecari, dyshohet se eshte vetevrare me arme zjarri

150
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se menaxheri i sigurisë së një kompanie është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me inicialet M.L.

“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë X që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE