Gjak e xhama të thyer në banesën ku u fsheh dhe vetëvra...

Gjak e xhama të thyer në banesën ku u fsheh dhe vetëvra 55-vjeçari,çfarë shkruhet në letrën e gjetur e xhepin e tij

482
SHPËRNDAJE

Në pamjet më sipër, është banesa ku u fsheh 55-vjeçari, Gjergj Mullalli pasi mbrëmjen e djeshme vrau gruan e tij, Luiza Mullalli.

Pronarët e shtëpisë ku u vetëvra 55-vjeçari, janë emigrantë në SHBA dhe nuk kanë asnjë lidhje me autorin.

Kujtojmë që Gjergj Mullalli pasi u rrethua nga policia dhe e kishte të pamundur të largohej, nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar, por fillimisht qëlloi ndaj efektivëve të policisë duke i rrezikuar seriozisht jetën dhe më pas u vetëvra me një plumb në mjekër.

Arma e përdorur për vrasjen e bashkëshortes dhe vetëvrasjen është armë tip kallashnikov.

Në xhepin e 55 vjeçarit është gjetur një letër në të cilën shkruan “do vras gruan dhe veten”.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

S'KA KOMENTE