Aksident ne Fier-Patos, autobusi perplaset me nje makine, plagoset 20 vjecarja

Aksident ne Fier-Patos, autobusi perplaset me nje makine, plagoset 20 vjecarja

2578
SHPËRNDAJE

Fier/Informacion paraprak

Në datë 22.05.2023, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

S'KA KOMENTE