Pse Censi nuk përfshin bujqësinë? – Vitin e ardhshëm nis një tjetër...

Pse Censi nuk përfshin bujqësinë? – Vitin e ardhshëm nis një tjetër “numërim”. “Dalin në dritë” fermerët

46
SHPËRNDAJE

Censi i popullsisë dhe i banesave i cili ka nisur më 18 shtator, nuk do të përfshijë sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë.  Kjo për arsye se INSTAT parashikon që ky të jetë një proces më vete.

Konkretisht, në vitin 2024, pas Censit të popullsisë, parashikohet që të nisë implementimi i Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.

Censi do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e regjistrit statistikor të fermave, i cili do të jetë burimi i vrojtimeve me karakter bujqësor në të ardhmen.  Aktualisht, INSTAT ka filluar fazën parapërgatitore për realizimin e këtij ushtrimi.

Fillimisht është përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do shërbejë kornizë për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

INSTAT parashikon të mbledhë edhe module të veçanta në të gjithë fermat bujqësore që kanë të bëjnë me ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë, pajisjet dhe pemëtarinë.

Ky proces ishte planifikuar që të kryejnë vitin 2022, por për shkak të pandemisë, u shty për vitin e ardhshëm.

/ SCAN

S'KA KOMENTE